Mbyllet votimi me shtetrrethim në Sri Lanka, pas pjesëmarrjes ‘së lartë e të qetë’ (fotot)

21/09/2024 21:11

Qendrat e votimit ishin mbyllur sot para vendosjes së shtetrrethimit në Sri Lanka, vendin e varfëruar aziatik të përfshirë nga protestat dhe kriza financiare.

Zgjedhjet e sotme ishin çuditërisht paqësore teksa ato konsiderohen si një referendum mbi paketën e kursimeve të kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të dhënë ‘huanë e shpëtimit’.

Pjesëmarrja llogaritej në rreth 70 përqind pak para mbylljes së pikave të votimit, sipas komisionit elektoral.

Policia njoftoi një shtetrrethim tetë orësh pak pasi komisioni elektoral deklaroi se kishin qenë “zgjedhjet më paqësore” në historinë elektorale të vendit.

Presidenti Ranil Wickremesinghe, i cili kërkon të rimarrë poston, vendosi masën e paprecedentë të ndalimit të udhëtimit mes qyteteve, me qëllim “ndihmën për policinë në mbrojtjen e njerëzve”, sipas deklaratës.

Më herët qeveria kishte shpallur të hënën ditë pushimi publik, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të sotme priten nesër.

Megjithëse pjesëmarrja e sotme konsiderohej e lartë, rekordi i angazhimit në votë në Sri Lanka është shënuar në 2019 me 83.72 përqind.

Presidenti Wickremesinghe kërkon të rizgjidhet për të vijuar shtrëngimin financiar që i kërkohet nga FMN, teksa tha se “plani do të stabilizojë ekonominë e vendit”, i cili vuan mangësitë e ushqimit karburantit e mjekimeve prej dy vjetësh.

Wickremesinghe tashmë kërkon të rrisë taksat dhe te vendose shkurtime të tjera kursimesh për të plotësuar kushtet e huasë $2.9 miliardë nga FMN.

“Ky vend ka kaluar shumë. Nuk do të doja që të shija një tjetër kryengritje,” tha avokati e muzikanti vendas Soundarie David Rodrigo për rrjetin AFP, teksa hidhte votën në kryeqytetin  Colombo.

FOTO GALERI
2/5
Pjesëmarrja llogaritej në rreth 70 përqind pak para mbylljes së pikave të votimit, sipas komisionit elektoral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA