Burri zbulon se ka paguar edhe faturën elektrike të fqinjit prej 18 vitesh në Kaliforni (fotot)

20/09/2024 17:11
Kompania tha se është e përkushtuar të riparojë gabimin dhe se ka arritur një marrëveshje me klientin.

Kompanitë më pas nxisnin qytetarët që në faturat e tyre të kontrollonin numrin personal te identitetit.

Kjo pasi një rezident në Kaliforni, SHBA nisi të dyshonte për çmimin e faturës së rrymes elektrike, dhe kuptoi se gabimi në llogaritje vijonte prej gati 18 vitesh.

Ken Wilson jeton vetëm në apartamentin e tij në Vacaville që prej vitit 2006, ndersa tregonte për mediat se nisi të vërente rritjen e faturës disa muaj më parë.

Duke u përpjekur të ulte kostot Wilson bleu një mjet personal për monitorimin e konsumit të aparateve të tij.

“Edhe kur unë fikja të gjitha aparatet, sahati vazhdonte të llogariste konsum. Nuk mund ta besoja,” tha Wilson told ABC7.

Teknikët që erdhën për të parë sahatin e tij konfirmuan dyshimet.

Kompania elektrike tha se Wilson kishte paguar dhe faturën e apartamentit ngjitur me të “ndoshta që prej vitit 2009,” tre vjet pasi ishte vendosur aty.

“Hetimet tona zbuluan se apartamentit të klientit i faturohej dhe energjia e një apartamenti tjetër, ndoshta që prej vitit 2009,” tha zëdhënsi i kompanisë elektrike PG&E.

Kompania tha se është e përkushtuar të riparojë gabimin dhe se ka arritur një marrëveshje me klientin.

Wilson, cili tashmë ka ndryshuar apartament tha për mediat se beson se gabimi i kushtueshëm mund të ketë vijuar për më gjatë.

FOTO GALERI
2/2
Kompania tha se është e përkushtuar të riparojë gabimin dhe se ka arritur një marrëveshje me klientin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA