Video/ Vizitorët e kopshtit kuptojnë se ‘pandat’ ishin qen të lyer më bojë kur nisin të lehin (fotot)

19/09/2024 16:14

Një kopsht zoologjik në Kinë është bërë objekt talljesh e ankesash pasi vizitorët kuptuan se ‘pandat’ e reklamuara ishin në fakt qen me pellush të lyer.

Disa vizitorë raportohet se kishin kërkuar paratë e tyre mbrapsht ku dy pandat që po admironin në një ndarje nisën papritur të lehin.

Në video shihen dy pandat me formë të çuditshme, teksa një prej tyre nxjerr gjuhën jashtë duke marrë frymë rëndë, si një qen.

Këlyshët kanë veshë të zinj dhe rrathë të errët rreth syve, por tiparet e tyre prej qeni janë më se të dukshme.

Kopshti zoologjik në Guangyuan u ofronte vizitorëve të admirojnë “kafshë të rralla ekzotike” por ato që dukeshin si panda ishin në fakt qen mastif tibetianë, ose Chow-Chow, raca më e zakonshme në Kinë.

Kopshti shfajësohej se nuk kishte deklaruar shprehimisht se kishte ‘arinj panda’ teksa shtonte se ata ishin në fakt “qen panda”.

Por pasi u pyetën nga mediat ata pranuan se kishin ngjyrosur dy qen Chow Chow, që njihen për pelushin e tyre te trashë.

Vizitorët nisën të dyshonin për sjelljen dhe lëvizjen e pandave të pretenduara dhe kur kafsha nisi të lehte, ata kuptuan se ishte më shumë një qen sesa një panda.

Qentë Chow Chow janë mjaft të përhapur në Kinë dhe kanë një vend të veçantë në kulturën e historinë e vendit.

Por popullariteti i tyre ka rënë me kalimin e kohës edhe pse mbeten një simbol i vjetër prestigji.

Qentë e ngjyrosur të kopshtit zoologjik sollën një seri ankesash kundër kopshtit Taizhou Zoo pasi vizitorët pretendonin me të drejtë se ishin bërë të besonin se ata ishin panda të vërteta, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA