Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Eksluzivisht në “Top Story”, Arbër Çepani rrëfen momentet e fundit të kunatit

19/09/2024 20:29

Arbër Çepani, kunati dhe një nga njerëzit më të afërt të Gerti Bogdanit, i cili u nda tragjikisht nga jeta një ditë më parë, është i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, me autore dhe moderator Grida Dumën.

Vëllai i bashkëshortes së ish-deputetit demokrat do të rrëfejë ekskluzivisht momentet e fundit dhe jetën e 44-vjeçarit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA