Një modele transgjinore e njohur në rrjet, është vrarë brutalisht me thikë në Gjeorgji, disa ditë pasi parlamenti vendit kaloi ligjin që ndalon propagandën LGBT dhe ndryshimet gjinore.
37 vjeçari i njohur si Kesaria Abramidze, kishte pësuar shumë goditje thikë mbrëmë jashtë shtëpisë e tij në kryeqytetin Tbilisi.
Një burrë i dyshuar për krimin Beka Jaiani, 26 vjeç, u ndalua në aeroportin e qytetit duke tentuar të largohej nga vendi dhe besohet se e njihte modelen e aktoren.
Në pamjet e kamerave të sigurisë sulmuesi i dyshuar shihet që pret në ashensorin e ndërtesës, teksa më pas dëgjohen ulërimat e banorëve kur e gjejnë trupin të mbushur në gjak.
Viktima njihej në Gjeorgji dhe ishte paraqitur në një konkurrim transgjinorësh në 2018 dhe kishte deklaruar për operacionet e ndryshimit të seksit.
Vrasja është e treta e një transgjinoreje në Gjeorgji vitet e fundit.
Ngjarja vjen disa ditë pas kalimit në vend të ligjit të ndalimit të martesave të të njëjtit seks, te adoptimeve nga çiftet e të njëjtit seks dhe të propagandës transgjinore në media ose në sistemet arsimore.
Ligji i njohur si ‘Mbrojtja e familjes dhe e të miturve”, është kritikuar nga BE për diskriminim ndaj të drejtave të grupeve LGBT dhe nxitje të dhunës ndaj tyre, shkruan DailyMail.
Ligji ndalon gjithashtu ndryshimet e gjinisë që po nxiten e praktikohen në vendet perëndimore, dhe anullojn të gjitha martesat e të njëjtit seks që janë kryer në territorin e Gjeorgjisë.
Më herët Brukseli e kishte kritikuar ligjin për “cënim të të drejtave të gjeorgjianëve dhe diskriminim të një pjese të popullatës”.
Por kryetari i parlament Shalva Papuashvili – një nga nxitësit e ligjit –- tha se qëllimi është “forcimi mekanizmave të mbrojtjes së të miturve nga propaganda homoseksuale dhe forcimi vlerave familjare të bazuara në bashkimin e një burri me një grua”.
Top Channel