Fiks Fare/ Fakte të reja nga skandali seksual i priftit! Gruaja tregon me detaje dhomën e kishës ku kryenin marrëdhënie: Në hotel na çonte…

19/09/2024 20:42

Pas denoncimit që Fiks Fare bëri vetëm dy ditë më parë , ku prifti i Kishës Orthodhokse ” Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje u denoncua nga ish e dashura e tij 5 vjeçare se kanë kryer marrëdhënie seksuale në kishë, të tjera fakte dalin në dritë.

Fiks Fare nxori prova të reja nga lidhja 5 vjeçare e priftit Koçi me zonjën Pranvera, përveç fotove intime që ishin shkëputur nga videot online që të dy kishin bashkë.

Pranvera tregon me detaje të hollësishme dhomën e rinisë, aty ku tha se kishin kryer marrëdhënie seksuale me priftin Koçi. Një përshkrim se ku ishin të vendosura mobiljet e gjithçka tjetër në dhomë, atë që një besimtar i thjesht dhe frekuentues i kishës nuk e di. Në zyrën e rinisë Pranvera tregon se kishte një tavolinë pune, një divan dysh dhe një kolltuk, ndërsa në të djathtë ishte banja. Kjo dhomë përdorej vetëm nga klerikët, jo nga besimtarët e thjeshtë. Fakt tjetër që ajo sjell është lëvizja e çiftit me mjetin e kishës. ” Ne lëviznim kur shkonim nëpër hotele me makinën e kishës dhe shoferin e saj i cili quhet A…. ” shprehet Pranvera.

Edhe në ballafaqimet që Pranvera dhe Fikis kishin me priftin Arkip Koçi ai asnjëherë nuk mohoi se në videot intime nuk ishte fytyra e tij. Thjesht ai aludoi se mund t’i ishte marrë fotoja nga ndonjë meshë apo ndonjë vend publik dhe të ishte vënë në video për ta dëmtuar. Gjithë këtyre i shtohen edhe mesazhet që Pranvera ka marrë nga familjarët e priftit Koçi të cilët i kërkojnë që të ndahet nga ai.

Para se të ankoheshin në Fiks Fare, Pranvera bashkë me ish bashkëshortin e saj ishin ankuar në Mitropolinë Berat për sjelljet e priftit në mbientet e kishës dhe shkeljen e kurorës, por që nuk ishin marrë parasysh. Pas transmetimit në Fiks Fare Mitropolia e Beratit del me një reagim ku pezullon priftin . Në të thuhet “Në vijim të deklaratës të ditës së djeshme, datë 18.09.2024, lidhur me çështjen e priftit të Lushnjes, Mitropolia Shenjtë e Beratit ka vendosur pezullimin nga funksioni priftëror, priftin e Lushnjes deri në shqyrtimin përfundimtar sipas rregullave kanonike të Kishës Orthodhokse. Ritheksojmë se Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pajtohet me asnjë rast kur një klerik i saj bën shkelje të betimit kanonik. Nga Zyra e Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, 19/09/2024”.

Deklaratë kjo e cila bie ndesh me atë që po kjo Mitropoli bëri një ditë më parë, ku thuhej se nga provat që kishte dhe rrëfimi i priftit Gjykata Shpirtërore kishte dalë në përfundimin që faktet e paraqitura nuk provonin marrëdhënien jashtëmartesore të priftit. Madje asokohe prifti është pezulluar vetëm me një muaj mos ushtrimi të funksionit për arsyen se nuk kishte ngritur padi kundër Pranverës për shpifje.

Në reagimin e dt 19 shtator Mitropolia Berat kërkon që t’i vihen në dispozicion faktet dhe provat që Fiks Fare ka siguruar për të shqyrtuar dhe marrë vendimin kanonik mbi këtë çështje.
Fakte dhe prova që shumë mirë mund t’i kishin siguruar nëse përveç rrëfimit të priftit do kishin marrë edhe palën ankuese, pra Pranverën.

Gjithashtu çështja u trajtua edhe në emisionin ” Shqipëria Live” në Top Channel ku teologu Miron Çako mbron priftin që ka shkelur kurorën dhe shprehet se faktet e transmetuara në Fiks Fare nuk provojnë asgjë. Ndërkohë që për pjestarët e tjetër të nderuar të panelit , faktet janë mëse të qarta.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA