Alain Berset është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Berset për detyrën e re, ndërsa thekson se “Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.”
“Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë!”, shkruan Hasani në rrjetin social X.
Ndërkohë reagimi ka ardhur edhe nga vetë Berset i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet së është privilegj që të shërbejë në këtë detyrë.
“Në këtë vit, në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës, është e vështirë të përcaktohet sasia e së mirës që bën kjo Organizatë. Në kaq shumë sfida, kjo Organizatë është thelbësore për të garantuar barazinë dhe dinjitetin e çdo individi –
Nëpërmjet tre shtyllave të punës sonë: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Gjatë mandatit tim, do të punoj me ju, pa u lodhur dhe me pasion dhe përkushtim për të ofruar një të ardhme në të cilën çdo evropian mund të jetojë në lirinë që vjen me sigurinë demokratike”, shkruan Berset.
Top Channel