Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Bejrut, Ministria libaneze e Shëndetësisë: 9 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur

18/09/2024 17:31

9 persona kanë vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e pajisjeve të komunikimit në Bejrut, konfirmon Ministra e Shëndetësisë së Libanit.

Të martën, rreth 3000 persona mbetën të lënduar nga shpërthimi i pagerëve (pajisje telekomunikimi) që përdoreshin nga anëtarët e Hezbollahut. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15:00 (me orën lokale) në qytetin Sohmar, në luginën jugore Bekaa.

Pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë, Hezbollahu tha se kishte kryre një sulm me raketa në një pozicion artilerie izraelite, zjarri i parë ndërkufitar midis dy palëve që nga shpërthimet e pagerit në Liban dje.

Sipas Hezbollahut, përgjegjës për sulmin e rëndë është Izraeli, akuzë që nuk është komentuar nga Tel Avivi zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA