Radiomarrëset shpërthejnë njëkohësisht në funeralin në Bejrut, një ditë pas sulmit të dyshuar me valë të Izraelit (fotot)

18/09/2024 17:01

Gazetarët në jug të kryeqytetit libanez Beirut thanë se dëgjuan të paktën dy shpërthime në zonat rezidenciale sot gjatë një funerali, vetëm 24 orë pas qindra sinjalizues portative ‘pager’ shpërthyen në një sulm të koordinuar me valë ose me eksplozivë të infiltruar në aparat, në të gjithë Libanin, për të cilin dyshohet inteligjenca e Izraelit.

Burimet thanë sot për agjencinë AFP se radiomarrëset shpërthyen në një zonë të Beirut, e besuar si bastion i gruit militant Hezbollah. Ndersa burime të rrjetit Reuters thanë se aparatet ishin radio portative, ndryshe nga sinjalizuesit me te vegjël që shpërthyen të martën.

Izraeli deri tani nuk ka komentuar, ndersa rrjeti Metro.co.uk shkruante se pretendimet nuk mund te vërtetohen ne menyre te pavarur.

Agjencia Reuters shtonte se radiot ishin blerë nga grupi Hezbollah pesë muaj më parë, thuajse në të njëjtën kohë me blerjen e sinjalizuesve ‘pager’.

Të paktën një nga shpërthimet e papritura sot, ndodhi në funeralin e anëtari të Hezbollah të vrarë nga shpërthimet e djeshme të sinjalizuesve në të gjithë Libanin.

Kreu i OKB António Guterres tha se sulmet janë një përshkallëzim dramatik për Libanin dhe paralajmëroi aktorët “të mos kthejnë në armë objektet civile”.

Qindra njerëz janë plagosur në jug të Libanit e Bejrutit në shpërthimet e njëkohshme të djeshme.

Ministri vendas i shëndetësisë tha se pesë njerëz kishin humbur jetën, një prej të cilëve biri i Ali Ammar, anëtar i grupit Hezbollah dhe politikan në vend.

Agjencia iraniane Mehr tha se ambasadori i tyre në Liban, Mojtaba Amani, ishte mes të plagosurve nga shpërthimet.

Analisti belg Elijah J Magnier, tha se dje sinjalizuesit portativë kishin nisur dridhjet dhe sinjalin akustik për disa sekonda, dhe kur përdoruesi shtypte butonin për të ndaluar alarmin ata shpërthenin, shkruan rrjeti Metro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA