Publikohet numri total i viktimave që prej nisjes së konfliktit Ukrainë-Rusi (fotot)

18/09/2024 17:54

Inteligjenca perëndimore njoftonte sot se “rreth 1 milionë njerëz mund të jenë plagosur ose vrarë që prej nisjes së fushatës ushtarake ruse dhe zgjerimit të konfliktit në Ukrainë”.

Në shifër përfshihen 80,000 ushtarë të vrarë të Ukrainës dhe më shumë se 400,000 të plagosur, sipas një dokumenti konfidencial të Kievit të raportuar nga rrjeti Wall Street Journal. Ndërsa viktimat e Rusisë nuk janë publikuar por llogariten nga inteligjenca perëndimore në rreth 200,000 të vrarë e po aq të plagosur, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Shifrat e sakta të të humburve konfliktit brutal nuk janë bërë publike as nga Rusia as nga Ukraina.

Në rajonin perëndimor rus Tver raportohet se janë mbyllur shkollat e kopshtet pas disa sulmeve ukrainase me dronë gjatë natës. Ushtria tha se ka rrëzuar 14 dronë ushtarakë në Bryansk.

Numrii viktimave civile te konfliktit nuk eshte llogaritur.

Më herët Kievi raportonte se po hetonte raportimet se ushtria ruse kishin ekzekutuar një të burgosur lufte ukrainas, sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale./TheIndependent/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA