Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për indeksimin e pensioneve me 4.1%.

Duke filluar nga 1 tetori 2024, pensionet do të indeksohen me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta.

Nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710  lekë në muaj.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.

Ministri Gonxhe: Miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve, mbi 791 mijë përfitues nga 1 tetori. Synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse. Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë pensionistët, të kemi një jetë sa më të denjë për ta dhe për këtë po punojmë, për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori.

Në çfarë është puna për rishikimin e pensioneve

Gonxhe: Nuk them dot shumë detaje, po përqendrohemi të barazia mes të ardhurave të profesioneve të njëjta por dalja e pensioneve në vite të ndryshme. Synim është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarë do lloji profesioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA