I fshijnë numrin e amzës me korrektor, sorollatjeve të qytetares Fiksi i jep fund duke zgjidhur problemin

18/09/2024 20:53

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha e cila ka tre muaj që sorollatet dhe nuk mundej të firmoste diplomën e pjekurisë së vajzës së saj, pasi numri i amzës është fshirë me korrektor.

Drane Gjikolaj u ankua në Fiks, pasi nuk po mundte të firmoste diplomën e vajzës së saj Angjelina Ndue Gjikolaj pasi numri i amzës i është fshirë me korrektor.

Angjelina ka përfunduar gjimnazin “Hydasjet Lezha” në 2003 në Lezhë dhe nga drejtoria e shkollës i është thënë se diploma nuk mund të firmoset, pasi ka ndërhyrje në regjistër. Madje Drania shpjegon për Fiksin se e ka parë vetë regjistrin se ia kanë treguar që në të është ndërhyrë. Më pas ajo i është drejtuar Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar  e cila e ka drejtuar drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit të Shtetit. Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje denoncueses se nuk disponojnë të dhëna për të interesuarën duke e drejtuar që informacionin ta kërkojë në gjimnazin ku ka studiuar.

Drania është interesuar sërish në gjimnazin ” Hydajet Lezha”, por që si përgjigje ka marrë po të njëjtën ” nuk mund të bëjmë dot gjë për vajzën tuaj”. Të vetmen zgjidhje i japin fillimin e një procesi gjyqësor.

Denoncuesja në pamundësi për të hapur e mbuluar shpenzimet gjyqësore kërkoi ndihmën e Fiks Fare. Ajo tregon se drejtoresha që ka qëenë kohën që vajza e saj ka mbaruar gjimnazin është ende në punë në gjimnaz, por si mësuese jo në rolin drejtues.  Gjithashtu tregon se deri në 2010 vajza ka qenë e regjistruar pasi ka dhënë provimet me zgjedhje, më pas në rregjistër janë bërë ndërhyrje.

Fiksi fillimisht iu drejtua gjimnazit ” Hydajet Lezha” në Lezhë .  Në një ldhje telefonike që patën me drejtoreshën ajo pohon se ka parregullsi në nr e amzës, por që është ngritur një grup punë për verifikimin e gjithë dokumentacionit të mundshëm. ” Fatmirësisht” thotë ajo ” kemi të gjithë regjistrat si dhe mësues që e mbajnë mend, pasi jepnin mësim edhe asokohe. Ndaj diploma do të firmoset patjetër”.

Gjithashtu Fiksi iu drejtua me një email zyrtar edhe ZVAP Lezhë e cila në përgjigjen e saj shkruan ” Është ngritur grupi i punës për verifikimin e dokumentacionit përkatës për znj. Angjelina Gjikolaj. Grupi i punës ka vijuar verifikimin  për përputhshmërinë e të dhënave në të gjithë dokumentacionin disponues të institucionit arsimor ( amza regjistra, regjistri i veçantë, etj) , znj. Angjelina Gjikolaj është njoftuar për t’u paraqitur ditën e premte datë 06.09.2024 pranë gjimnazit “Hydajet Lezha”  Lezhë për përfundimin e procesit. Në  rastet kur ka patur gabime në të dhënat e gjeneralitetit janë zgjidhur përmes proceseve gjyqësore” përfundon shkresa.

Në datën e sipërpërmendur Drania është paraqitur në gjimnazin “Hydajet Lezha”  duke u pajisur me numrin e amzës.  ” Faleminderit Fiksit s’e nuk e di a do mundesha ta zgjidhja problemin vetë” përfundon ajo.

 

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA