Nepali celebron në festivalin e përvitshëm hindu ‘Indra Jatra’ (fotot)

17/09/2024 19:09

Nepalezët celebronin sot festivalin tradicional Indra Jatra në Kathmandu, që shënon fundin e sezonit të reshjeve dhe nisjes e korrjeve, në një nga eventet më të respektuara në Kathmandu.

Festivali i përvitshëm një-mujor mbledh mijëra besimtarë që tërheqin karrocën e drunjtë me vajzën e vogël që konsiderohet si një perëndeshë në jetë.

Ndërsa familjet në këtë kohë mblidhen për dreka të gjera dhe ndezin temjan për të vdekurit e tyre.

Burrat e djemtë mbajnë veshje e maska shumëngjyrëshe që përfaqësojnë hyjnitë hindu dhe kërcejnë me muzikën tradicionale të daulleve, të ndjekur nga turmat e mëdha të spektatorëve në rrugët e qytetit të vjetër të Kathmandu.

Kumari, vajza e vogël që adhurohet si perëndeshë si nga besimtarët hindu dhe ata budistë, merret nga tempulli dhe shëtitet në qendër të kryeqytetit, ndërsa besimtarët rreshtohen për të marrë bekimet prej saj.

Vendi me shumicë hindu zhvillon më pas të tjera festivale fetare në këtë periudhë si festivali kryesor Dasain, dhe Tihar, ose Diëali, festivali dritave që mbahet në nëntor.

FOTO GALERI
3/4
Burrat e djemtë mbajnë veshje e maska shumëngjyrëshe që përfaqësojnë hyjnitë hindu dhe kërcejnë me muzikën tradicionale të daulleve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA