Australiani që festonte i zhveshur në rrugët e qytezës italiane rrihet për spital nga vendasit (fotot)

17/09/2024 16:44

Turisti që kishte dalë i zhveshur duke festuar në rrugët e qytezës ishte ndaluar nga një grup djemsh që nisën ta rrihnin egërsisht para se të largoheshin nga vendngjarja.

Australi duket se po festonte ditën e beqarisë para dasmës në Itali, para se të linçohej nga vendasit për gjestet e parespektueshme.

Turisti i paemëruar besohet se kishte konsumuar alkool para se të dilte i zhveshur në qytezën Nardò, në rajonin juglindor të Puglia. Ai ishte filmuar duke luajtur më miqtë e tij teksa festonte mbrëmjen e 13 shtatorit.

Por pak më vonë një grup djemsh e ndaluan atë në sheshin Piazza della Repubblica, të cilët nisën të godisnin me shkelma e grushte, para se të largoheshin nga vendngjarja.

Australiani u dërgua në spital për plagët dhe më vonë doli, por incidenti shkaktoi zemërim mes vendasve që dënonin policinë për dështimin në ruajtjen e qetësisë në qytezën e vogël.

Pamje e sulmit qarkulluan shpejt online, dhe reagimet ishin të ndryshme. Shumë dënonin aktin të lakuriqësisë në qendër të qytetit, ndërsa të tjerë dënonin dhunën që pasoi dhe mosveprimin e policisë.

Zyrtari vendas i bashkisë Alberto Gatto dënonte autoritetet për qetësinë e munguar.

Ai tha për rrjetin vendas La Repubblica: “Vetëm para dy javësh fola në media për mungesën e kontrollit në qytet. Policia nuk doket se mund të garantojë sigurinë dhe dekorin urban në këtë qytet.

FOTO GALERI
3/5
Australiani u dërgua në spital për plagët dhe më vonë doli, por incidenti shkaktoi zemërim mes vendasve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA