Gruaja lë pas jetën në SHBA për të garuar me deve në Emiratet e Bashkuara Arabe (fotot)

16/09/2024 18:02

Duke u përpjekur me vështirësi të qëndrojë mbi kurrizin e gamiljes gati 450 kilogramëshe, dy metra të lartë që vrapon me rreth 40 kilometra në orë, Taylor Dees është tashmë në një jetë krejt tjetër nga ajo që bënte në Texas.

Ajo është aktualisht në qytetin saudit Taif, dhe gjithashtu pranë fitores së garës së grave me gamilje në Festivalin e Princit.

Në gusht të vitit 2023, vetëm një vit pasi kishte hipur për herë të parë në kurrizin e një gamiljeje, Dees nisi të garonte në gadishullin arabik, edhe pse kur ishte e vogël kalëronte shpesh në fermat e Texas.

“Në fakt ka të bëjë me njohjen e kafshëve dhe vetëdijen për lëvijzen e trupin tënd”, thotë ajo për rrjetin CNN.

“Kur nis të ndjekësh ritmin sesi kafsha lëviz bashkë me ty, është e thjeshtë të lëvizësh bashkë me të”, shton ajo.

Dietologia Dees u vendos në Emiratet e Bashkuara Arabe në 2017, pasi ra në dashuri me vendin kur shkoi atje për pushime. Ajo jeton tashmë në kryeqytetin Abu Dhabi, ku duhet të ndajë kohën mes një biznesi që ka hapur, të qenit nënë, ashtu dhe garuese me kafshët karakteristike.

Drejtimi i gamiljeve arabe me një gungë është një pasioni vjetër në rajon dhe gjithashtu fitimprurës.

Dees ka arritur sukses tashmë në garat e grave në shkretëtirën arabe që orgnaizohen atje nga gjermania Linda Krockenberger.

Krockenberger, e vendosur në EBA në 2015, dhe ishte përpjekur shumë për marrjen e nje vendi për të garuar, por refuzohej shpesh prej gjinisë së saj.

Më në fund ajo arriti të hapte shkollën e garimit me gamilje në 2021, dhe mori liçencën e parë në vend për të mësuar ‘kalërimin’ e gamiljeve.

Dees, e cila ka garuar në Dubai, Abu Dhabi dhe në Arabinë Saudite nis tashmë sezonin e ri të garave me gamilje në AlUla.

Ajo ndjek një regjim strikt stërvitjeje që fokusohet te durueshmëria dhe rezistenca për garën. Garat janë një mënyrë për të perfeksionuar rezistencën si për gamiljen dhe drejtuesin e saj, prandaj ata duhet të jenë në formën më të mirë ditën e garës.

“Por unë nuk garoj për të fituar,” shton Dees. “E bëj pasi së pari është e mrekullueshme, dhe gjithashtu për të dhënë shembullin te gratë, që ato të besojnë se mund të arrijnë shumë gjëra”.

“Çdo garë ndërkombëtare është e madhe dhe ka gjithnjë e më shumë gra që refuzojnë zonën e tyre të komfortit për të bërë gjëra të guximshme, ato mund ta bëjnë shumë mirë këtë dhe të arrijnë sukses”, shkruan rrjeti CNN.

FOTO GALERI
2/3
Dietologia Dees u vendos në Emiratet e Bashkuara Arabe në 2017, pasi ra në dashuri me vendin kur shkoi atje për pushime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA