281 të burgosur arratisen pas përmbytjeve në verilindje të Nigerisë (fotot)

16/09/2024 17:18

Zyrtarët në Nigeri thanë se 281 të burgosur janë larguar nga qelitë gjatë përmbytjeve shkatërrimtare që rrëzuan muret e burgjeve në verilindje të vendit.

Fatkeqësisht një digë madhore u shemb papritur më 10 shtator duke shkaktuar përmbytje që vranë 30 njerëz dhe detyruan qindra mijëra të zhvendosen nga rajoni Borno.

Zyrtarët që tentuan evakuimin e burgut të Maiduguri javës që shkoi zbuluan se shumë të burgosur ishin arratisur, njoftonte zëdhënesi vendas i burgjeve Umar Abubakar.

“Përmbytjet rrëzuan muret e impjantit, përfshi dhe atë të qendrës së sigurisë së mesme”, tha Abubakar.

Zyrtarët shtonin se kishin arritur të ndalonin shtatë nga të arratisurit.

Përmbytjet tragjike ishin më të rëndat në vend që prej shembjes së të njëjtës digë 30 vjet më parë.

Dy vjet më parë përmbytjet e papritura vrarë të paktën 300 njerëz në Nigeri, dhe shkaktuan mijëra të larguar nga shtëpitë, shkruan AlJaseera.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA