Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u takua sot me përfaqësues të vendeve arabe dhe të BE për të diskutuar propozime mbi zgjidhjen me dy shtete të konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme.
“Ne së bashku duam të identifikojmë vperimet konkrete me të cilat të bëjmë progres drejt këtij objektivi,” shkruante Sanchez në rrjetet sociale pas takimit në Madrid.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një hap deçiziv për një paqe të drejtë e të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, shtonte më tej kreu socialist i qeverisë.
Në takim merrnin pjesë përfaqësuesi i qeverisë palestineze Mohammad Mustafa, ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite e Turqisë, si dhe krerët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
“Zbatimi i zgjidhjes me dy shtete është mënyra e vetme për të siguruar paqe të drejtë e të qëndrueshme në rajon – me bashkë-ekzistencë të dy shteteve,” tha përfaqësuesi spanjoll Albares në konferencë, në një kohë kur në konfliktin e fundit rreth 40 000 palestinezë janë vrarë dhe qytete të tëra janë rrafshuar nga ushtria izraelite.
I pyetur për mungesën e Izraelit në takim, ai tha se vendi nuk ishte ftuar pasi “nuk ishte as vend evropian dhe as pjesë e vendeve arabe të grupit të kontaktit”./AFP/
Top Channel