Shkatërrohet grupi i trafikut të emigrantëve, 8 të arrestuar! Ndihmoheshin nga Kryekomisari i Gjirokastrës

13/09/2024 17:51

Një grup kriminal që trafikonte emigrantë të paligjshëm dhe falsifikonte dokumente, është shkatërruar nga policia e shtetit.

Nëntë persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar ‘No chance’, mes të cilëve edhe Kryekomisari Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në Gjirokastër.

Policia bëri të ditur se këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Kryekomisarin Agim Fejzo, pas dyshimeve së bashkëpunonte me grupin kriminal.

Të arrestuarit e tjerë janë 4 banues në Gjirokastër, 2 në Tepelenë, 1 në Fier dhe 1 në Konispol.

Ndaj tyre gjykata e Gjirokastrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i formularëve, stampave dhe vulave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione pubklike”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë, që dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara.

Ndërkohë policia ka zbuluar edhe laboratorin që shërbente për falsifikimin e dokumenteve, si dhe ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin  për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë;
M. D., 40 vjeç, banues në Fier;
F. P., 56 vjeç, banues në Konispol;
M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë;
Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër;
A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër;
⁠J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA