Fotot/ I shoqëruar nga avokati me një dosje në dorë, momenti kur Henerigert Mitri vetëdorëzohet në polici

11/09/2024 22:25

Ky është momenti kur ish-drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY EÇ, është vetëdorëzuar në polici.

Mitri shoqërohej nga avokati i tij, i cili mbante një dosje në dorë. Sipas SPAK, Mitri drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Prokuroria e posaçme e akuzon ish-zyrtarin e lartë të policisë për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

“Sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revanshi'”, thuhej në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA