Sulme të reja në Liban, të paktën 11 të vrarë në bastisjet izraelite në jug të vendit dhe pranë Bejrutit Veçse buzëqeshje shkaktojnë tek autoritete greke dhe bizneset që lidhen me turizmin shifrat mbresëlënëse të trafikut të pasagjerëve në aeroportet e vendit për shtatë muajt e fundit që parashikojnë se 2024 do të jetë një vit rekord në këtë sektor jetik.
Sipas të dhënave, nga 1 Janari e deri në 31 korrik ka një rritje prej 9,5% të trafikut të pasagjerëve krahasuar me vitin e kaluar për të gjitha aeroportet e vendit ku kryhen fluturime mallrash dhe njerëzish.
Në veçanti, numri i përgjithshëm i pasagjerëve në këtë periudhë arriti në 42.5 milion krahasuar me 38.8 milion në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që nuk përllogaritet ende gushti ku numri i udhëtarëve është shumë herë më i lartë se çdo muaj tjetër të vitit.
Shërbimi i aviacionit thekson: “Greqia vazhdon trendin e saj pozitiv për mbërritjet ajrore ndërkombëtare këtë verë, duke e bërë vendin një nga destinacionet kryesore turistike evropiane”.
Vetëm në datën 10 gusht 2024 Kontrolli i Trafikut Ajror të Shërbimit të Aviacionit Civil (CAA) shërbeu 4,944 fluturime në zonën ajrore kombëtare të vendit (F.I.R Athens) rekord i të gjitha kohërave.
Për aeroportin “Eleftherios Venizelos” të kryeqytetit gjithçka tregon se ky vit po shkon drejt një rekord të ri si për trafikun e pasagjerëve që arriti në shtatë muajt e parë në mbi 17.6 milion udhëtarë, 14,6 % më shumë se 2023, ashtu edhe për fluturimet drejt Athinës të brendshme dhe ndërkombëtare që kaluan shifrën prej 150.000.
Të dhëna që shkaktojnë entusiazëm edhe për sa i përket 14 aeroporteve rajonale të gjigandit Fraport Greece që i zotëron ato. Në shtatë mujorin e parë kanë udhëtuar tek to mbi 19 milionë pasagjerë, një rritje prej 6,4% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2023 dmth 1,2 milionë pasagjerë më shumë.
Në vend të parë është aeroporti “Maqedonia” i Selanikut me 4,07 milion pasagjerë dhe një rritje prej 5,2% , i ndjekur nga ai i Rodosit me 3.62 milion, i Korfuzit me 2.25 milion dhe i Haniasë në Kretë me 2.11 milion.
Në lidhje me vendet që kanë trafikun më të madh të kombinuar të pasagjerëve në 14 aeroportet e Fraport Greece, Britania e Madhe mbetet vazhdimisht e para me diferencë të madhe nga e dyta Gjermania dhe e treta Italia. Pasojnë Polonia , Holanda , Franca, Danimarka, Republika Çeke, Austria dhe Suedia.
Top Channel