“Një nga mendjet më të ndritura që kishim”/ Nga Grida Duma te Spartak Ngjela dhe Rajmonda Bulku, miqtë kujtojnë Artur Zhejin në ‘Exclusive’ 17 mjete lundruese janë bllokuar për shkak se lundronin jashtë kufirit të lejuar dhe se rrezikonin sigurinë e pushuesve.
Sipas Policisë kufitare dhe asaj detare, operacioni “Siguria Detare” ka vijuar edhe në fillimin e muajit shtator, kjo për shkak të fluksit të lartë të frekuentimit të plazheve.
Mjetet e bllokuara janë: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.
10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.
5 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.
Drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.
Top Channel