“Drejtuesit tanë në qarqe s’kanë asnjë krahasim me asamblin e kolegëve të SPAK”, Berisha krahason emër për emër rivalët PS-PD: Salianji e Gjekmarkaj…

08/09/2024 17:48

Me mbarimin e ansamblesë socialiste, fjalën e mori Sali Berisha, i cili nga distanca ju dha besimin të 12 të zgjedhurve të tij si drejtues politikë se janë të pakrahasueshëm me kundërshtarin.

Si dhe nxiti demokratët të kenë përparësi organizimin e protestave. Sali Berisha mblodhi të besuarit e tij për fushatën e zgjedhjeve të 2025, e nga distanca ju kërkoi drejtuesve politikë që të shkojnë përtej organizimit të demokratëve duke i frymëzuar ata, dhe të kenë prioritet protestat.

“Më thoni ju mua, me çfarë mund të krahasohet Belind Këlliçi. Një njeri i diplomuar në shkollat më të mira, pasardhësi i një familje të shkëlqyer që me guximin e tij, me karakterin e tij, u ka dëshmuar qytetarëve të Tiranës në mënyrën më të fuqishme afera korruptive të qeveritarëve më të mëdha se të gjitha kohërave. Erion Veliajt, stafit të tij famoz të 5 hajdutëve, etj me radhë.

Ju bëj thirrje të përdorni lupën dhe të mos mashtroheni nga propaganda e shpifur e Edi Ramës, i cili i mblodhi të gjithë kolegët e Skapit, vetëm për t’ju dhënë imunitet, për t’i thënë mercenar Dumanit nuk mund t’i prekësh, se i kam kalorësit e fushatës. Më thoni pak, a mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit që në të gjithë Europën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët.

Po mund të krahasohet Oerd Bylykbashi me Emirjana Sakon, me mis hajninë, mis papërgjegjësinë, banore e Skapit. Oerd Bylykbashi ka luftuar me vendosmërinë më të madhe korrupsionin, ka kontribuar me kushtrim të madh në ligjet dhe rithemelimin e PD. Atëherë, kush përfaqëson Durrësin? Gjushi me fustan që është vetë banore SPAK-ut, apo njeriu qytetar, i cili bën nder Durrësit dhe vendit.

Po të ndalemi tek Shkodra, a mund të krahasojë njeri në botë Luçiano Boçin me Safet Bajrin? Do thoni ju nuk është Safeti. Po Safeti është paradhomë e Benetit mor. Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. 

Shkojmë në Fier, Gazment Bardhi, një politikan i talentuar, i ri, i cili me guxim në emër të interesit publik u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama dhe vëllau i tij janë trafikantë të rrezikshëm ordinerë, dhe se Skapi i Edi Ramës mbyll dosjen e Olsi Ramës.

Qytetarë dhe qytetare, po s’u ndamë nga kjo bande kriminale, ne kurrë nuk kemi të ardhme. Por ndarja me këtë bandë kërkon guxim, dhe Gazment Bardhi, ju garantoj se ka përfaqësuar dhe do të përfaqësojë me guxim interesat më të rëndësishme tuajat.

Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është përpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA