‘Gjermania duhet të mbetet prodhuese automjetesh’, thotë ministri pas njoftimit të Volkswagen për mbyllje fabrikash (fotot)

04/09/2024 19:31

“Gjermania duhet të mbetet prodhuese makinash”, tha sot ministri i punës Hubertus Heil, pas njoftimit të gjigantit vendas Volkswagen për mbyllje të fabrikave dhe shkurtimeve drastike të vendeve të punës.

Ai shtoi se kompania duhet të mbajë përgjegjësi dhe se qeveria do të ndihmojë aty ku nevojitet.

“Drejtorët duhet të sigurojnë një zgjidhje të pranueshme nga ana shoqërore dhe që grupi  VW të mbetet i fortë. Prodhimi i makinave është industria më e fortë e Gjermanisë, shumë vende pune janë të lidhura me të”.

“Është koha për një marrëveshje industriale e shoqërore, për nisjen e negocjatave. Shteti nuk do të gjykojë vetëm politikisht por do të veprojë ku është e nevojshme.

VolksWagen ka njoftuar se “kostot e larta por reduktojnë fitimet si dhe po shtojnë sfidat e mbijetesës”, sipas një dokumenti të publikuar nga rrjeti AFP.

“Në këtë situatë nuk përjashtohen mbyllje të piakve të prodhimit ose të pjesëve”, shtohej në dokumentin e brendshëm të dalë në media, çka shkaktoi alarm, si një vendim që nuk është marrë kurrë më parë nga Volkswagen.

“Industria evropiane e prodhimit të automjeteve është në situatë të vështirë”, deklaronte më herët kreu i Volkswagen, Oliver Blume duke u ankuar nga kostot dhe konkurrenca, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
2/3
"Gjermania duhet të mbetet prodhuese makinash”, tha sot ministri i punës Hubertus Heil

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA