Mëngjesin e djeshëm një zjarr i papritur ka shkatërruar kullën më të lartë të katedrales së mrekullueshme të vitit 1850 në qytezën veriore të Saint-Omer, e cila i kishte mbijetuar dy luftërave botërore.
Kulla e këmbanës së katedrales u shemb si rezultat i zjarrit, ndërsa raportohet se nuk kishte njerëz të lënduar.
Incidenti është ripostuar gjithashtu nga manjati i teknologjisë Elon Musk i cili shkruante se kjo është ‘zjarrvënie e qëllimshme’, pasi disa objekte të botës së vjetër po shkatërrohen me zjarre të tilla në Francë, për arsye të paditura.
Prefektura vendase tha për rrjetin AFP se disa rezidentë të banesave të afërta u evakuan në forma parandalimi.
“Mendimet e mia janë me katolikët dhe banorët e Saint-Omer,” tha ministri i brendshëm Gérald Darmanin duke shtuar se po hetohet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, shkruan rrjeti vendas Le Monde.
Is this definitely arson? https://t.co/QSzNGKfk3h
— Elon Musk (@elonmusk) September 2, 2024
Ndërtesa me tipare neo-gotike ornamentale ishte restauruar në vitin 2018.
Çuditërisht në korrik një zjarr i papritur shembi kullën e lartë të këmbanës së katedrales mesjetare në qytetin verior të Rouen gjatë punimeve të rinovimit, ndërsa para tre vitesh e njëta tragjedi ndodhi me kullën e katedrales Notre Dame në Paris.
Top Channel