Emiratet falin 57 bangladeshas të dënuar për protesta kundër qeverisë së tyre në Dubai (fotot)

03/09/2024 18:35

Emigrantët nga Bangladeshi kishin marrë dënime të gjata me burg për protesta të jashtëligjshme ne Emiratet e Bashkuara Arabe, kundër qeverisë tashmë të rrëzuar të Sheikh Hasina ne vendin e tyre.

Sot presidenti i EBA dha amnistinë për 57 të dënuarit, duke thënë se ata do të lirohen deh do të deportohen.

Agjencia e Emirateve, WAM dha vendimin e kreut gjyqësor Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan për “anullimin” e dënimeve të shtetasve nga Bangladeshi.

Emigrantët nga Bangladeshi akuzoheshin për protesta të paligjshme në EBA, që vinin përkrah demonstratave masive në vendin e tyre kundër ish-kryeministres Sheikh Hasina, tashmë të larguar nga posti dhe të strehuar në Indi.

Tre prej tyre ishin dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa 53 ishin dënuar me 10 vjet burg dhe një bangladeshas me 11 vjet burg.

Grupimi të drejtave ‘Human Rights Watch’ i përshkruante ata si “të ndaluar e të dënuar arbitrarisht … bazuar në pjesëmarrjen në një demonstratë paqësore”.

Falja nga Sheikh Mohamed vjen disa ditë pas komunikimit me liderin e ri të përkohshëm të Bangladeshit, Muhammad Yunus, i cili ka marrë pushtetin pas rrëzimit dhe largimit të Hasina nga vendi.

Bangladeshi ka komunitetin e tretë më të madh të emigrantëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas pakistanezëve dhe indianëve.

Shumë prej tyre punojnë me rroga të vogla në EBA dhe dërgojnë të ardhurat te familjet e tyre në atdhe.

Emiratet e Bashkuara nuk tregojnë tolerancë për kritika ndaj qeverisë dhe liria e shprehjes është e kufizuar, shkruan rrjeti AlJaseera.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA