Kurdët sirianë lirojnë 50 të burgosur të lidhur me ISIS (fotot)

02/09/2024 19:23

Forca të sigurisë të administratës gjysmë autonome kurde publikonin sot pamje teksa shoqëronin ish-të burgosur të akuzuar si anëtarë të Shtetit Islamik në qytetin verilindor sirian Hasakeh. Prej korrikut administrata ka nisur një amnisti kundër kësaj kategorie të burgosurish.

“Numri total i të liruarve arrin nga 1,000 deri në 1,500 të burgosur. Grupi që shihni është i përbërë nga pesëdhjetë të burgosur,” tha një zyrtar vendas.

Të burgosurit mbahen në burgjet e Forcave Demokratike Siriane, që janë krahu i armatosur i rajonit gjysmë autonom kurd në verilindje të Sirisë.

Reber Kalo, zyrtar sigurie në Asayish tha për rrjetin AFP se “sipas amnistisë, janë liruar sot 50 të burgosur të akuzuar se i përkisnin grupit terrorit ISIS”.

Sipas zyrtarëve amnistia “aplikohet vetëm për sirianët dhe jo për të huajt, të cilët kanë ndyre duart e tyre me gjak”. Zyrtaret shtonin gjithashtu se ata që kanë marrë pjesë në luftime nuk do të lirohen.

“Do të ketë dhe lirime të tjera në muajt në vijim,” tha zyrtari, duke iu referuar amnistisë të dakorduar pas një takimi mes grupeve të komuniteteve më 25 maj.

Një fotograf i rrjetit AFP në Hasakeh pa se të burgosurit po kaloheshin nga forcat e sigurisë te liderët e fiseve vendore.

Që prej disfatës së ISIS në 2019 nga forcat kurdë me mbështetjen e ushtrisë së SHBA administrata vendase mban rreth 56,000 njerëz, shumica gra e të mitur, në dy kampet masive të veri të Sirisë Al-Hol and Roj, shkruan AFP.

FOTO GALERI
2/3
Një fotograf i rrjetit AFP në Hasakeh pa se të burgosurit po kaloheshin nga forcat e sigurisë te liderët e fiseve vendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA