Edi Rama u ka dhënë sërish një përgjigje të gjithë kritikëve për marrëveshjen e lidhur me Italinë për emigrantët që do të priten në Gjadër.
Duke folur në Forumin që po mbahet në Pragë, Rama u shpreh se miqtë ndihmohen, teksa tha se kritikat apo kundërshtitë për këtë marrëveshje janë më shumë një ‘luftë’ politikë mes të majtës dhe të djathtës në Europë.
“Ka shumë prej të ashtuquajturve progresistë që e konsiderojnë një ide të keqe. Po më pyesni tani që si mund t’i pajtoj këto të dyja bashkë? Nuk më takon mua, mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkojnë diçka, duhet të jesh në krah. Marrëveshja në fjalë është për një temë kaq të madhe, të rëndësishme dhe përcaktuese për Europën, po flas për problemin e emigracionit, por ta transformosh në një zënkë mes të mjaftës dhe të djathtës dhe konflikt brenda Europës, tregon se është problem i gjithë Europës. Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme, dhe e dyta në vend që të trajtojmë problemin është me lehtë që ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika të brendshme që nuk na çojnë askund”, tha Rama.
Top Channel