Oazi natyror i Ekuadorit mes përpjekjeve së mbrojtjes nga kërkuesit e metaleve (fotot)

29/08/2024 19:36

Rezervati gjigant natyror Choco Andino në Ekuador, strehon rreth 600 specie zogjsh e 270 specie gjitarësh, por tashmë është në mesin e një përplasjeje mes ambjentalistëve dhe kërkuesve të mineraleve, që e konsiderojnë si një mënyrë për t’i shpëtuar varfërisë.

Një vit më parë ambjentalistët fituan në një referendum të vështirë që ndalonte kërkimin e metaleve në pyllin e dendur.

“Këto aktivitete nxjerrëse kërcënojnë ekosistemet dhe integritetin e tyre”, thotë biologu vendas Inty Arcos, për rezervatin me zogj shumëngjyrësh në periferi të kryeqytetit Quito.

Zona e florës e faunës së bollshme është gjithashtu e pasur me flori në rreth 124,000 hektarët e territorit.

Por megjithë referendumin ambjentalistët dhe shumica e rezidentëve(68%), ankohen se asgjë nuk ka ndryshuar në ndalimin e aktiviteteve minerare dhe kërkojnë që qeveria të bëjë më shumë, shkruan rrjeti AFP.

Pylli është pjesë e korridorit natyror Greater Chocó, mes Panamasë e Perusë, ku jeton dhe një popullatë prej 21,000 banorësh.

“Ne duam saktësi për regullacionet e paqarta që tolerojnë dëmtimin e rezervatit”, tha aktivistja Teolinda Calle.

Por dhoma e industrisë së vendit thotë se punimet në rezervat janë të kontrolluara dhe sipas rregullave.

“Të ndalosh një industri nuk është mënyra më e mirë për të mbrojtur mjedisin, aq më keq në një zonë ku niveli i varfërisë është rreth 80%,” tha zyrtarja vendase Maria Eulalia për rrjetin AFP.

Dy depozitat madhore të floririt dhe bakrit në Ekuador sollën fitime rekord prej  $3.324 miliardë në 2023 dhe mund të arrijnë deri në $10 miliardë (10% e GDP) në 2030, sipas dhomës së industrisë, teksa në gjysmën e parë te këtij viti shënojnë 1.642 miliardë dollarë.

FOTO GALERI
1/7
Një vit më parë ambjentalistët fituan në një referendum të vështirë që ndalonte kërkimin e metaleve në pyllin e dendur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA