Aksident i rëndë në Greqi/ Motori përplaset me stacionin e autobusit, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

29/08/2024 09:34

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas mesnate në një aksident automobilistik në Kretë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Tsikalaria të Hanias. Motori ku udhëtonin dy të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi.

Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, shtetas shqiptar 18 vjeç.

Në vendngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA