Aksident në aksin Rrëshen-Reps/ Zbriti nga autobusi dhe tentoi të kalonte autostradën, përplaset nga makina shtetasi nga Kosova, niset drejt ‘Traumës’ Një poster gjigant ka pritur socialistët sot në Elbasan.
Ndërsa Kryeministri duket me një libër me logon e BE në duar, i rrethuar nga disa qen që lehin mes zjarrit, në poster shkruhet “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”.
Grupi Parlamentar i Parlamentar i PS është mbledhur sot ne Elbasan.
Mbledhja është hapur nga Kryetari i Grupit Parlamentar Niko Peleshi i cili është fokusuar mbi sfidat e këtij sesioni parlamentar, sipas gazetares së Top Channel, Bruna Kërçyku.
Po ashtu janë duke mbajtur fjalën e tyre kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Mësohet gjithashtu se deputetët do të njihen me punën e deritanishme të Komisionit Antikorrupsion dhe komisionit të Dezinformimit.
Takimi gjithashtu do të fokusohet tek strategjia e komunikimit dhe marrëdhënies me qytetarin.
Po ashtu si porosia për ministrat, edhe deputetët duhet të fokusohen në komunikimin e tyre me qytetarin përballë por edhe përmes rrjeteve sociale.
Një çështje e rëndësishme diskutimi në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS është edhe integrimi i Shqipërisë.
Kryeministri Rama pritet t’i bashkohet mbledhjes rreth orës 14:00.
Top Channel