Situata e sigurisë në Kosovë përbënë shqetësim për NATO-n, çka u dëshmua qartë dhe nga thirrjet që ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i aleancës Boris Ruge, i drejtoi Prishtinës dhe Beogradit që të frenohen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme me qëllim stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe rajon.

Zyrtari i lartë qëndroi së fundmi në Kosovë dhe Serbi, ku diskutoi me autoritetet e të dyja vendeve për këtë çështje. Një ditë më parë Ruge takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Ai shkroi më pas në platformën X, se temë diskutimi ishin edhe çështjet rajonale, përshirë “sigurinë afatgjatë në Kosovë”. “Ne biseduam gjithashtu për çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023”, shkroi  Ruge, duke ju referuar përleshjes së serbëve të veriut të Kosovës me trupat e KFOR, në maj të vitit të shkuar ku mbeten të plagosur 90 ushtarë të NATO-s.

Ndërkohë që pak më vonë në shtator, një grup serbësh të armatosur të kryesuar nga ish-nënkryetari i listës Srpska, Millan Radojçic, vranë një polic të Kosovës në fshatin Banjskë të veriut. Perpara vizitës në Beograd, Ruge ndaloi në Prishtinë ku takoi komandantin e forcave paqeruajtëse të KFOR, Özkan Ulutaş dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën bisedoi pikërisht për çështjen e urës mbi lumin Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.

Zyrtari i lartë i NATO-os, Boris Ruge, ju bëri thirrje autoriteteve kosovare të përmbahen  “nga veprimet e njëanshme”që mund të krijojnë tensione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA