Është zbardhur tjetër dëshmi e efektivit Erjon Goxharra, i cili u dorëzua dje pasi plagosi me armë një 45-vjeçar, për shkak të lidhjes jashtëmartesore të bashkëshortes së tij.
Në dëshminë e tij, siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, Goxharra thotë se u provokua vazhdimisht nga Lorenc Kosta, madje ky i fundit i kishte thënë se “nuk ke çfarë më bën se unë të heq nga puna”.
Dëshmia e Erjon Goxharrës:
“Ndodhesha tek Komuna e Parisit me time bijë, ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë që përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras prandaj qëllova poshtë. Pas ngjarjes kam telefonuar tim bir dhe e kam takuar.
Ikëm bashkë me taksi për në Fresk. Aty jam përballur me një polic civil i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën.
Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetëdorëzohem.
Top Channel