Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti 25/05 23:58
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdon të eksplorojë bukuritë shqiptare dhe të guxojë me aventurat që ndërmerr.
Një ditë pasi doli në një deklaratë për mediat nga Tirana, ku akuzoi sërish kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama se i kanë bllokuar llogaritë e partisë, Meta është ‘arratisur’ sërish nga kryeqyteti, këtë herë drejt Beratit.
Kreu i PL-së është hedhur nga shkëmbi në Sineci. “Përshëndetje të gjithëve nga “Syri i Kaltër” i Beratit, Sineci”, shprehet Meta.
Top Channel