Plarent Dervishaj u njoh edhe me akuzat e tjera që SPAK ia adreson për vrasjen e Vajdin Lames, Artan Arsit dhe Klodian Saliut.
Nga Dubai ku qëndroi i strehuar për një kohë të gjatë, ai tanimë do të mbahet në burgun 313, ku mbahen kryesisht djemtw e SPAK-ut nën hetim për dosje të ndryshme.
Në seancën e dytë gjyqësore të mbajtur brenda pak orësh dhe përmes mbrojtjes, Plarent Dervishaj tregoi një segment të strategjisë që pritet të ndjekë duke u ballafaquar me drejtësinë shqiptare. Lëvizja e tij e parë ishte pretendimi se duhet të kishte dalë para gjykatave brenda afateve.
Si një i dyshuar për vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal Dervishaj këmbënguli se afatet e prangosjes duhet të llogariten prej momentit që u arrestua në Dubai. Por për Shqipërinë ai quhet i arrestuar në momentin kur ju dorëzua autoriteteve në Aeroportin e Rinasit, ashtu siç edhe e përshkroi pa dhënë shpjegime të shumta në një seancë të mëparshme kryeprokurori Altin Dumani.
Në gjyqin e të enjtes ku Dervishaj u njoh me një masë tjetër atë të vrasjes së Andil Malokut, shofer i prokurorit Arjan Ndoja , SPAK i konsideropi Plarent Dervishajn dhe Julian Mecajn të arrestuar dhe aspak të ekstraduar apo të deportuar. Mbetet e paqartë se si u realizua sjellja e dy të kërkuarve në Shqipëri, sa kohë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara. Por rasti i tyre shënoi precedentin e parë dhe tregoi se cila është rruga për të sjellë para drejtësisë Djemtë e Dubait.
Top Channel