I riu nga Skrapari pasi vodhi një automjet në lagjen nr.13, zona e plazhit, dhe shkoi drejt Elbasanit, u kap dhe arrestua brenda pak orësh, si rezultat i bashkëpunimit të policisë së Durrësit me atë të Elbasanit.
Në të njëjtën ditë, 29-vjeçari vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.
Si rezultat i reagimit të shpejtë pas kallëzimeve të 2 shtetasve se më datë 14 gusht, iu ishin vjedhur automjeti dhe sende personale, Komisariati i Policisë Durrës identifikoi autorin dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit, u mundësua brenda pak orësh arrestimi i tij, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin që kishte vjedhur.
Në kuadër të operacionit “Saga”, u ndalua shtetasi Teki Halilaj 29 vjeç, banues në Skrapar. Ditën e djeshme, në lagjen nr.13, ai ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T.. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.
Policia sekuestroi makinën, dy telefona, një medalion floriri, një parfum, syze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel