Përplasja Musk-Starmer! Protestat e dhunshme në Britani, kryeministri bën përgjegjës miliarderin e “X”

11/08/2024 13:35

Pronari i platformës sociale, X, Elon Musk në goditjen më të fundit ndaj shefit te ri te Ekzekutivit britanik, Sir Keir Starmer, e cilëson këtë të fundit “hipokrit”.

Ka mbi një javë që beteja mes tyre është publike, pasi kryeministri fajësoj kompanitë e mediave sociale që kanë lejuar përhapjen e pretendimeve false për të dyshuarin e vrasjeve me thikë të tre të miturave në qytetin Southport, që çuan më pas në trazirat më te mëdha të grupeve të ekstremit të djathtë që përjetoj Britania, me përjashtim të tre-katër ditëve dhe netëve të fundit.

Manjati  miliarder, Elon Musk, i cili ka shpallur lirine e fjalës si objektivin kryesor pas blerjes së Twitter-it të cilit ja ndërroj emrin e platformës në X, ka shprehur mosbesimin e tij për ndjekjen penale të njerëzve që kane nxitur dhunën në Britani. Sir Keir Starmer më herët pat kritikuar bosin e platformës X për komentet e tij se policia në Birmingam kishte adoptuar një qëndrim me dy standarte në luftën kundër protestuesve, ku disa ishin trajtuar më ashpër se pala tjetër. Pavarësisht nga retorika edhe pse kryeministri i ri britanik nuk e ka përmendur me emër Elon Musk, me mbi 190 milionë ndjekës, ai mbetet një tjetër test dhe problem i administratës së tij laburiste, ende i pakapërcyer.

Me mbarimin e trazirave, Laburistët britanik në pushtet do duhet të pyesin veten se cdo bëjnë me platformat mediatike. Faktikisht, pak pasi mori Twitter-in dhe e quajti ate X, Elon Musk njoftoj atë që është cilësuar si nje “amnisti të përgjithshme” per llogaritë e mbyllura  nga ish-Twitter, mes tyre edhe anglezit, Tommy Robinson, udhëheqësit të ekstremistëve të djathtë të Liges Angleze të Mbrojtjes, i cili e përdori këtë platformë për të nxitur tensionet e fundit.

Trazirat e këtyre dy javëve nuk mund të divorcohen nga shkaqet e tyre materiale, sic ishte  sulmi ndaj tre të miturave që ndëruan jetë, por mediat sociale kanë shërbyer pamëdyshje si katalizator të dhunës që pasoj. Edhe pse kjo platformë si X, nuk është fajtore për dhunën, ajo është larg të qënit e pafajshme. Por kur këto media janë në duart e një radikali, si Elon Musk, dhe njeriut më të pasur në botë, shndërrohen në një problem akoma më potent.

Por nëse Kryeministri i ri laburist dhe partia e tij gjejnë një zgjidhje të ndershme dhe afatgjatë, qofte edhe përmes sanksioneve dhe legjislacionit më të rregulluar për operimin e tyre, sic është sugjeruar për platformat mediatike, dhe rrjetet sociale,  ku te balancohen  vlerat e lirisë dhe nevojës për sigurinë e sferës publike, padyshim kjo do jetë një ndër arritjet më të rëndësishme të administratës së re politike në Britani dhe kryeminisrit të ri laburist të qendrës së majtë, nëse kjo do të ndodhte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA