Aktivizohen disa vatra zjarri në pyjet e Qafë Shtamës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

09/08/2024 13:36

Disa vatra zjarri janë konstatuar pak minuta më parë në pyjet e Qafë Shtamës, në afërsi të fshatit Selixë, njësia administrative Komsi, Mat.

Efektivë të zjarrfikësve Burrel, punonjës të bashkisë Mat, pyjeve, emergjencave civile, banorë të zonës po udhëtojnë drejt vendit të ngjarjes, por mjetet motorike e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri, përndryshe zjarri do të përfshijë pyjet e lartë dhe dëmi do të jetë i madh.

Nga të dhënat e para besohet se zjarret janë të qëllimshëm dhe mund të jenë shkaktuar nga barinjtë e zonës.

Policia lokale ka nisur hetimet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA