Analiza/ “Berisha me Himarën ngriti topin Ramës të ekspozohet si patriot i madh, gati të shiste vendin për hallin e tij”

07/08/2024 12:33

Nga Ergys Mërtiri

“Shes menderen për një vizë greke”, – ka qenë pak a shumë diçitura e një instalacioni fyes ndaj shqiptarëve të Edi Ramës në rininë e vet. Në këtë gjendje ka arritur sot Berisha.

Në Himarë ai humbi shumë më tepër se zgjedhjet. I detyruar t’ua shesë Himarën qarqeve shoviniste radikale, me shpresën e dëshpëruar se kështu do të mund të çelë një kanal komunikimi diplomatik që do të mund të thyeje sadopak izolimin ndërkombëtar, ai iu tregoi shqiptareve se, për hallin e vet është gati të shesë vendin, partinë, fytyrën, shpirtin, gjithçka.

Në këto kushte ai është në gjendje të bëjë pakt me djallin vetë, Ramën po se po.

Saga Beleri përfundoi të dielën në mënyrë të turpshme me dështimin spektakolar të Gjikurisë dhe qurravitjet foltorike mbi vjedhjen e votës.

Por ajo çfarë rezultoi mbi gjithçka në këto zgjedhje është fakti që, përballë një qeverie që po grabit troje e po betonizon bregdetin duke kafshuar gjithë jugun, Berisha ofron si alternativë eksponentë të një politike antishqiptare që pozon me flamuj të vorioepirit duke ushqyer aspirata idiote ndarjesh territoriale, ku trojet kafshohen nga shtete të tjerë, në këtë rast Greqia.

Mes të tjerash, Berisha i ngriti topin Ramës që të ekspozohet si patriot i madh dhe luftëtar i paepur në mbrojtje të vendit nga politika shoviniste greke.

Berisha ndihmoi kështu edhe qarqet shoviniste greke të faktorizojnë politikat e tyre të mbrapshta edhe Ramën për të trukuar imazhin e tij të sakatuar nga skandalet dhe pakënaqesia e thellë popullore.

Duke vrarë çdo alternativë Berisha vazhdon të bëhet burim mbijetese për një qeveri që do kishte rënë  me kohë, hundë e buzë, nga pesha e zullumeve të veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA