U përjashtua për shkak të tatuazhit në vendin intim nga Lojërat Olimpike e fotove provokuese, Luana thyen heshtjen: Ju lutem mos…

06/08/2024 09:31

Lajmi për largimin e notares paraguaiane Luana Alonso nga fshati olimpik për “sjellje të papërshtatshme” shkaktoi shumë diskutime.

Ndonëse zyrtarët e misionit paraguaian nuk dhanë më shumë detaje për vendimin e tyre, duke u mjaftuar me faktin se prania e 20-vjeçares Alonso ndikon negativisht tek bashkatdhetarët e saj, ajo që duket se e ka “djegur” ishin postimet në rrjetet sociale pas përfundimit të garës së saj në Lojërat Olimpike në Paris,  pasi në ditën e parë të lojërave ajo kishte dalë e 6-ta në 100 metra dhe nuk kishte arritur të kualifikohej në gjysmëfinale.

Sipas Daily Mail, një nga gjërat që ndikoi negativisht ishte se Alonso zgjodhi të vishte rrobat e saj, në vend të atyre të delegacionit të Paraguajit.

Ajo kishte postuar edhe foto në rrjetet sociale nga shëtitja e saj në Paris dhe vizitat e saj në butikë veshjesh dhe restorante. Alonso ka vizituar edhe EuroDisney dhe ka realizuar fotot të ndryshme.

Sipas të njëjtave informacione, Alonso në Paris ka qëndruar në Hotel Pastel pranë Harkut të Triomfit, ndërsa ka vizituar dyqanin Yves Saint Laurent në Champs Elysee, si dhe selinë e Louis Vuitton. Pas bujës, Alonso ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:  Dua të bëj të qartë se nuk jam pushuar nga puna, as jam dëbuar nga askund, ju lutem mos shpërndani informacione të rreme. Nuk dua të them asgjë më shumë, por nuk do të lejoj që gënjeshtrat të ndikojnë tek unë.

Një javë më parë ajo njoftoi tërheqjen e saj nga noti me një postim në rrjetet sociale.

“Tashmë është zyrtare! Po tërhiqem nga noti, faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen! Më fal Paraguaj !” ka shkruar ndër të tjera në Instagram. Alonso mban një profil mjaft aktiv në Instagram, duke postuar video dhe foto si nga pishina, ashtu edhe nga përditshmëria e saj, ku nuk heziton të tregojë trupin e saj seksi.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA