E dielë zgjedhjesh në Himarë! Votohet për kryebashkiakun e ri, Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria përballen “kokë më kokë”

03/08/2024 22:21

Himarjotët pritet të votojnë këtë të dielë për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës.

Janë mbi 23 mijë qytetarë që janë thirrur në këto zgjedhje për të votuar mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Të dy kandidatët do të përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e nesërme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

Në Himarë janë 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen pas dymbëdhjetë orësh, kur akrepat të shënojnë 19:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA