Irani i tronditur pas vrasjes së liderit të Hamasit në zemër të Teheranit, çfarë pritet të ndodhë mes dy vendeve

31/07/2024 19:17

Vrasja e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran përfaqëson një përshkallëzim të madh të tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Khamenei ka fajësuar Izraelin për sulmin ajror dhe tha se vrasja kërkonte “një dënim të ashpër”.

Presidenti i ri i vendit Massoud Pezeshkian i bëri jehonë kësaj, duke thënë: “Ne do ta bëjmë regjimin okupator terrorist të pendohet për veprimin e tij”.

Izraeli nuk është përgjigjur ende, por më parë është zotuar të eliminojë liderët e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit. 

Irani thotë se Haniyeh dhe truproja e tij u vranë në një shtëpi pritjeje në Teheranin verior në orën 02:00 me kohën lokale nga një raketë e lëshuar nga përtej kufijve të Iranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA