Pas dhjetëra orëve në flakë, përmirësohet situata në Shëngjin/ Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset, ndërhyrja nga ajri vijon sërish nesër

30/07/2024 22:49

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes qindra forca operacionale dhe dy avionë Canadair të ardhur nga Italia angazhuan për shuarjen e flakëve, si pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale.

Veç Shëngjinit, është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë,  Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël.

“Mirënjohje palës italiane për ndihmën si dhe palës suedeze për shprehjen e gatishmërisë. Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset.

Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale.

Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.

Mirënjohje të gjithë efektivëve të forcave zjarrfikëse, të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura e vullnetarëve për angazhimin në këtë betejë me flakët”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA