Topin e kam unë/ “Nuk jam e sigurt a ta vazhdoj jetën time në Shqipër?”, gjimnazistja qan në studio, i drejtohet Maznikut: Si nuk ju vjen turp 20/10 22:59
Për gjashtë ditë rresht, nga 30 korriku deri në 4 gusht, maturantët kanë të drejtë të përzgjedhin 10 programe studimi me formularin A2.
Janë 660 programe studimi gjithsej që I ofrojnë 44 Institucione të Arsimit të Lartë, publike dhe jopublike në vend.
“Portali U Albania u hap në orën 09:00 dhe mund të them që kemi një ecuri të mirë. Në dy orët e para kanë përzgjedhur mbi 2000 maturantë nga 20 mijë që janë gjithsej. Këtë vit vërejmë që shumica e nxënësve ekselentë preferojnë të studiojnë në Shqipëri“, u shpreh për Top Channel Arjan Xhalaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Top Channel