Reshjet e dendura sjellin inerte në Qafën e Vishës në Himarë, bllokohet përkohësisht qarkullimi në një korsi të aksit rrugor
Pas dekretit të Presidentit Begaj, ndryshimet në qeveri do të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota që ministrat e rij të marrin detyrën.
Pa humbur kohë, Kuvendi pritet që të mblidhet në seancë të posaçme plenare pasditen e sotme në orën 17:00.
Lindita Nikolla hedh firmën e fundit sot si kryetare e Kuvendit, duke i lënë vendin Elisa Spiropalit.
Presidenti Begaj dekretoi sot shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes si ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e 3 ministrave të rinj, Ervin Hoxha i Brendshëm, Pirro Vengu i Mbrojtjes, Petrit Malaj i Financave, si edhe emërimin e Ballës si ministër shteti për marrëdhëniet me Parlamentin.
Top Channel