“Mundohet akoma të më bie në sy”, ish-konkurrentja e “Përputhen” flet për Buçin dhe Vedatin: E vërteta e shtatzënisë…

30/07/2024 21:32

E ftuar në “Live from Tirana”, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Alba Pollozhani ka folur rreth tendencave të gjeneratës Z në lidhje me dashurinë dhe martesën.

Gjatë intervistës, ajo u pyet për eksperiencën e saj në ‘Përputhen’ dhe se çfarë mendon për disa nga ish-konkurrentët.

Çfarë nuk të pëlqeu te Buçi dhe Vedati?

Alba: Të parin as nuk dua ta përmend me emër sepse nuk është se ndodhi diçka serioze. Ndërsa me Vedatin, kisha diçka interesante në fillim për aq sa zgjati, por nuk ishte ndonjë gjë më shumë. Ai akoma përpiqet që të më bie në sy përmes rrjeteve sociale, ka gjëra që nuk dua t’i bëj publike. Por, kur unë të hap derën dhe ti nuk je i aftë të hysh herën e parë dhe as të dytën, kur ti shkon si bleta nëpër lule dhe merr për bazë fjalët e të tjerëve dhe nuk e bën të mundur të bazohemi tek njëri-tjetri si një çift i mirëfilltë, atëherë ta harrosh për të tretën.

U përfol për një shtatzëni me Vedatin, si qëndron e vërteta?

Alba: Ishte një kamera e fshehtë që ia bëra mamit për shaka dhe u pendova pak. Është një formë ngacmimi që i bëj mamit, shpesh me gjëra pak të rënda, por ajo ngelet nënë dhe përsëri i merr seriozisht. Prisja që të shpërthente dhe të bënte shaka, por ajo ishte shumë e qetë. Pra, gjithçka ishte thjesht një shaka.

Çfarë mendon për deklaratat që Roela ka bërë për ty?

Alba: Nuk jam njeri që përmend emrat e njerëzve lart e poshtë. Ajo ngeli më shumë duke përmendur emrin tim sesa merrej me meshkujt që kishte përballë në takime. Në një pikë, fillova të mendoja sikur kishte tendenca të dyfishta, më shumë më përmendi ajo sesa Vedati. Vetëm këtë aspekt kam për aludim sepse nuk kam pasur takime me konkurrentët e tjerë të ‘Përputhen’, kam qëndruar shumë e ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA