Situatë problematike në Malin e Gjerë/ Zjarri përparon në gjatësi 8 km, flakët u afrohen banesave në Gjirokastër

29/07/2024 22:02

Situata me zjarrin vazhdon të mbetet problematike në Malin e Gjerë mbi Gjirokastër.

Prej gati 10 orësh flakët kanë përparuar me shpejtësi në një gjatësi prej gati 8 km.

Zjarrfikësit dhe forca të ushtrisë kanë përshkuar me këmbë distanca të gjata por ka qenë e mundur të ndërhyhet vetëm me degë pasi zjarri është në distanca të paarritshme për mjetet zjarrfikëse.

Flakët u janë afruar banesave.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA