Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim një nga autorët e tritolit që iu vu një banese në Shkodër në orët e para të mëngjesit.
Lënda plasëse u hodh pranë banesës së Robert Gerës në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mengjesit ku shtetas të paidentifikuar, hodhën në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij”-njofton policia e Shkodrës.
Top Channel