Në Gjykatën Administrative është zhvilluar seanca për padinë e Dhionisis Belerit dhe të PBDNJ, ku për këtë të fundit është i pranishëm kryetari i saj, Vangjel Dule.
Beleri është përfaqësuar avokatja Klodiana Gjyzari, raporton gazetarja Anila Hoxha. Të pranishëm janë gjithashtu edhe juristët e presidencës.
Gjyqi për dekretin kaloi në themel dhe do të mbahet në datë 30 korrik.
Avokatja e Belerit: Rezulton se nga ana e Presidentit të Republikës është nxjerrë një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve në 4 gusht në Himarë. Kjo gjë kundërshtohet si nga Beleri por edhe nga PBDNJ Belerit ju shpall pavlefshmëri mandati dhe ky vendim nuk është bërë ende i ekzistueshëm. Së pari paditësi Beleri cenohet drejtpërdrejt nga ky dekret dhe po ashtu edhe PBDBJ, që e ka mbështetur si kandidat.
Pala e paditur pretendon se ne nuk legjitinohemi. Klienti im ka ende një mandat të vlefshëm deri në pesë gusht që është afati brenda të cilit Beleri ka të drejtën e ankimit. Deri në ushtrimin e të drejtës për t’u ankuar, mandati i Belerit është i vlefshëm.
Ne kemi kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit, pasi Presidenti mund të vendosë për zgjedhje pjesore, në rast se shpallet vakant vendi i kryetarit të Bashkisë. Shpallja e vakancës ndodh me shkarkimin e kryetarit të Bashkisë dhe në vlerësimin tonë presidenti nuk e ka zbatuar drejt ligjin.
Vangjel Dule: Kërkoj që edhe ne të përfaqësohemi nga e njëjta avokate dhe ju qëndroj të thënave të saj.
Përfaqësuesja e Presidencës: Konstatojmë se padia është paraqitur me të meta. Paditësi ka kërkuar shfuqizim të dekretit, por ka referuar dispozitën për shfuqizim akti administrativ. Pala e paditur duhet të dijë çfarë kërkohet nga paditësi. Nuk kërkohet dot edhe shfuqizim akti dhe antikushtetshmëri akti, sepse kjo e fundit është kompetencë e Gjykatë Kushtetuese.
Juristja e Presidencës: Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve është një akt administrativ kolektiv, ju drejtohet të gjitha partive dhe kandidatëve. Nëse gjykata do të legjitimojë padinë e PBDBj duhet të thërrasë edhe kandidatët e partive të regjistruara në zgjedhje.
Dekreti ka lidhje me datën 4 gusht dhe jo me zgjedhjet e 14 majit 2023, dekreti s’ka lidhje as me mandatin as ndërprerjen e tij. Dekreti ka lidhje me një akt të shpallur vakant nga një organ shtetëror. Këshilli i Ministrave nuk merr përsipër njoftimin se nuk jemi në rastin e shkarkimit. Paditësi Beleri nuk është kandidat i regjistruar në këto zgjedhje dhe nuk mund të jetë, ai e ka të hapur të hapur rrugën të ankohet ndaj vendimit 5 korrik të KQZ. Kërkojmë të vendosni mospranimin e saj për shkak të të metave të saj dhe mungesës së legjitimitetit.
Avokatora e shtetit: Duke qenë se jemi në veprimet paraprake dhe për ekonomi gjyqësore, ndajmë të njëjtin mendim me presidencën. Do t’i luteshim gjykatës të verifikonte ekzistencën e legjitimitetit procedurial formal që këtë gjykim për Fredi Belerin pasi ai nuk është kandidat në këto zgjedhje.
Vendim: Gjykata mbas seancës paraprake urdhëron kalimin e çështjes në seancë gjyqësore. Ju bëj me dije se nga data një gushti gjykata është me leje verore, kështu që gjykata e lë seancën radhës në datën 30 korrik ora 10.30.
Top Channel