Live/ 38 ditë protestë në Tiranë, mbyllen fjalimet te Kryeministria, tubuesit marshojnë nëpër kryeqytet: Shqipëria kërkon revolucion
Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në sheshpushimin e një pallati në Pogradec në afërsi të banesës së një personi me precedent kriminal.
Dyshohet se lënda plasëse është hedhur afër hyrjes së Meardi Berberi, person me precedent të theksuar kriminal.
Ai ka përfituar së fundmi nga amnistia dhe është liruar nga burgu.
Meardi Berberi rezulton i dënuar për veprat penale:
-08.08. 2020 “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”;
-10.02.2019 “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”;
-20.06.2008 “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”;
-24.02.2018 “Kanosje, prishje e qetësisë publike”;
-24.04.2011 “Plagosje e rëndë me dashje”.
Top Channel