Debat për akulloren kancerogjene, Spaho përplaset me Shalsin te “Ekonomia”: Po intimidoni kreun e KLSH që bëri denoncimin

19/07/2024 19:50

Opozita e përdori si Kalin e Trojës denoncimin për akulloret e kontaminuara nga KLSH duke akuzuar mazhorancën dhe institucionet përgjegjëse se nuk vepruan në kohë për të parandaluar qarkullimin e produkteve me elementë kancerogjene në popullatë.

“Për mua kryetari i KLSH bëri gabim që e solli atë rast, nuk duhej diskutuar ajo pas tre viteve. Por duhej të na takonte ne ta lexonim këtë raport dhe kush ka përgjegjësitë dhe pse nuk u morën tre vite masa për këtë fenomen”, tha Tabaku.

“I është drejtuar klsh prokurorisë por është pushuar çështja sepse nuk ka përgjegjësi pasi bëhet fjalë për 9 ditë nga momenti i njoftimit në momentin e asgjësimit. Jemi 46 vende që jemi njoftuar dhe ne një nga ato, kemi arritur brenda 9 ditësh të bëjmë atë që duhet të bëjnë institucionet. Boll përhapët panik dhe boll morët përsipër që cënojnë jetët e njerëzve ”

Akuza pati mes deputetëve edhe për intimidim dhe përpjekje për të heshtur denoncimet që vijnë nga auditimet e KLSH-së

“Ne në vend që ti japim meritën që i takon KLSH -së i turremi me shpatë për të prerë kokën dhe për ta trembur politikisht që nesër të mos evidentojë dhe të ngrejë probleme të tjera. Jo më kot, kryetari i KLSH tha kam edhe gjëra të tjera për të thënë”, tha Spaho.

“Një gjë dua ta them z.Spaho se nuk ka nevojë as kryetari i KLSH dhe as institucioni për avokatinë tënde. E dyta janë dy pyetje që kanë trazuar gjënë nga përgjigjet e thjeshta të të cilave, njëra është marrë dhe për tjetrën ende jo, do ishte sqaruar çështja dhe nuk do kishte marrë kaq shumë kohë”, tha Shalsi.

Kjo është hera e tretë që KLSH vjen në kuvend për tu përgjigjur mbi çështjen që ende ka dritëhije. Pas 2 orë e gjysmë seancë, kryetari i komisionit Shalsi për shkak të braktisjes së sallës nga deputetët e opozitës vendosi që kryetari i KLSH dhe pjesëtarët e institucionit një pjese të pyetjeve t’i përgjigjeshin me shkrim, duke e mbyllur më herët seancën dëgjimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA